Fitch lavdëron ekonominë turke
Stamboll, 10 nëntor - Kryeekonomisti i Fitch, Ed Parker tha se ekonomia turke sot ndodhet në periudhën më rezistuese në aspektin e përballimit të valëve shokuese që do të vinin nga jashtë dhe se kemi reduktim edhe të risqeve për një të periudhë afatshkurtër.
Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Ficth ka folur me lëvdata për ekonominë e Turqisë.
Kryeekonomisti i Fitch, Ed Parker tha se ekonomia turke sot ndodhet në periudhën më rezistuese në aspektin e përballimit të valëve shokuese që do të vinin nga jashtë dhe se kemi reduktim edhe të risqeve për një të periudhë afatshkurtër.
Si anën më të dobët të ekonomisë turke Parker tregon deficitin në llogaritë rrjedhëse.
Agjencia notën e kredisë së Turqisë e rriti pas 18 vjetëve dhe për një moment Turqia zuri vend në qendër të vëmendjes dhe të agjendës ekonomike.
Këtë herë specialistët e Fitch-it, një nga agjencitë më të njohura në botë për klasifikimin e kredive, erdhën në Turqi për të marrë pjesë në një konferencë organizuar në Stamboll mbi panoramën ekonomike.
Kryeekonomisti i Fitch-it, Ed Parker në fjalën e tij vuri theksin në performancën që vazhdon të demonstrojë ekonomia turke.
-Risqet në një të ardhme afatshkurtër për Turqinë janë reduktuar dhe ekonomia gjendet në periudhën më të mirë për të rezistuar ndaj shokimeve të jashtme. Deficiti i ulët buxhetor, sistemi i fuqishëm bankar dhe potenciali për rritje të qëndrueshme, janë anët më të fuqishme që keni. Kurse ana negative e ekonomisë tuaj është deficiti që keni në llogaritë rrjedhëse. Për sa kohë nuk do të kemi zhvillime të jashtëzakonshme, ne nuk mendojmë të bëjmë ndryshime në notën e kredisë së Turqisë, por notën mund ta përmirësojmë në rast se do të kemi rënie të deficitit në llogaritë rrjedhëse dhe rënie të mëtejshme të inflacionit, u shpreh Parker.
Në fjalën e tij kryeekonomisti i Fitch u ndal edhe në ndikimet e mundshme të destabilitetit në Siri.
-Shqetësimi më i madh që kemi për Turqinë është destabilitetit politik që do të vinte nga fqinjët. Për shembull, në qoftë se do të kemi reflektim të destabilitetit në Siri në ekonominë turke, atëherë nga kjo mund të preket edhe ecuria, zhvillimi i notës së kredisë së Turqisë, sqaroi Ed Parker.