Fitch konfirmoi rejtingun e Gjermanisë në nivelin më të lartë AAA
Berlin, 9 gusht - Agjencia vlerësuese ndërkombëtare Fitch konfirmoi të mërkurën rejtingun afatgjatë sovran të kredisë të Gjermanisë në nivelin më të lartë \"AAA\" me një perspektivë të qëndrueshme.
Konfirmimi pasqyron treguesit e mirë ekonomike të Gjermanisë, e cila, pavarësisht problemeve në ekonominë botërore, po demonstron një rritje të mirë të GDP-së dhe reduktimin e papunësinë, thuhet në deklaratën e Agjencisë Fitch.