19 Nëntor 2024

Fitch i renditi Shtetet e Bashkuara në nivelin AAA

New York, 16 tetor - Agjencia e vlershmit të riskut Fitch i renditi Shtetet e Bashkuara në nivelin tre A (AAA) me perspektivë negative, duke theksuar se vonesat në rritjen e tavanit të borxhit do të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe do të dëmtojë interesat e kreditorëve.

Ky veprim vjen pasi Demokratët kundërshtuan një plan të Republikanëve, si një përpjekje për të qetësuar një grup të vogël të konservatorëve.

Orë më vonë, republikanët rishikuan propozimin e tyre dhe planifikuan ta hidhnin në votim, por edhe ai u anulua.

Sipas agjencisë Fitch, dështimi i rritjes së tavanit të borxhit dhe mos kryerja e pagesave të principalit ndaj kreditorëve, do të detyronte agjencinë të ulte vlerësimin për borxhin sovran të ShBA-së.

Agjencia vlerëson se Departamenti i Thesarit do të ketë mundësi tepër të kufizuara për të kryer pagesa dhe do të ekspozohet drejt paqëndrueshmërisë.

Për më tepër, vonesat e pagesave ndaj furnitorëve dhe punonjësve, si dhe pagesat e sigurimeve shoqërore për qytetarët, do të dëmtojnë perceptimin mbi borxhin sovran dhe ekonominë e ShBA-së.

Por agjencia Fitch beson se tavani i borxhit do të rritet, por nënvizon paqëndrueshmëria politike do të shtojë riskun e ShBA-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)