Fitch i largon Francës vlerësimin AAA
Paris, 13 korrik - Franca ka humbur sot vlerësimin ''AAA'' për situatën ekonomike të dhënë nga agjencia e vlerësimit financiar ''Fitch Ratings'', vendi i vetëm që ende mbante këtë normativë që u atribuohet vendeve me performacën më të mirë ekonomik, sipas një komunikate të publikuar sot.
Agjencia sqaronte se vendimi është marrë duke pasur në konsideratë paqartësitë që qarkullojnë mbi perspektivat e rritjes ekonomike të vendit, që nuk i japin shumë mundësi qeverisë që të përmbushë objektivat e parashikuara për konsolidimin buxhetor.