Fitch: Falimentimi i Greqisë është i pashmangshëm
Athinë, 26 tetor - Agjencia e vlerësimit të aftësive kredituese Fitch beson se liderët e Evropës nuk do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për krizën debitore në eurozonë dhe për këtë ajo konsideron se falimentimi i Greqisë do të jetë i pashmangshëm.
Siç raporton portali ekonomik Newscode.gr, ky vlerësim i agjencisë Fitch vjen në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Bruksel, në të cilin pritet të konfirmohen masa për daljen e eurozonës nga kriza debitore.
SipasFitch-it, është më se e sigurt se eurozona do të bie në recesion të ri, gjë që sipas saj do të bëj të pashmangshëm falimentimin e Greqisë.
Nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë, pavarësisht nga çfarë do të vendoset në takimin e nesërm i liderëve Europianë, konsideron eksperti i Fitch-it, Toni Stringer.