Fitch: Ekonomia turke e ndjeshme ndaj kapitalit të huaj
Ankara, 26 shtator - Agjencia ndërkombëtare e klasifikimit të kredive Fitch Ratings ndjeshmërinë e Turqisë ndaj rrjedhjes së kapitalit e ka vlerësuar si një nga risqet më të rëndësishme me të cilin përballet sot ekonomia turke.
Një ulje e ritmit në hyrjen e kapitalit të huaj në Turqi mund të ngadalësojë rritjen ekonomike, por kjo nuk do të shkaktonte krizë për faktin se ekonomia e vendit ka themele të shëndosha, thuhet në një komunikatë publikuar në faqen zyrtare të internetit të agjencisë ndërkombëtare të klasifikimit të kredive.
Deficit në llogaritë rrjedhëse, inflacioni i lartë dhe reduktimi i likuiditetit ndërkombëtar në një të ardhme afatshkurtër mund të kufizojnë aftësinë e Turqisë për të manovruar, si rrjedhim Turqia mund të detyrohet që pritshmëritë e rritjes ekonomike ti korrigjojë sipas një deficiti primar buxhetor (deficitit në llogaritë rrjedhëse) më të ulët dhe më të lehtë për tu financuar, thekson komunikata.
Megjithë riskun lidhur me rritjen ekonomike një financim i fuqishëm publik i Turqisë do ta ndihmonte atë për ta mbrojtur nga një krizë e mundshme në ekuilibrin e pagesave, tërheq vëmendjen Fitch Ratings.
Hyrja e kapitalit neto luan një rol kyç për rritjen ekonomike në Turqi, bën komentin Agjencia.