Fiskalizimi i një pike shitjeje të naftes nuk kushton 20 mijë eruo
Prishtinë, 20 shkurt - Shoqata e operatorëve të licencuar për pajisje elektronike fiskale ka reaguar në lidhje me informatat siç thonë ata të pasakta që kanë qarkulluar ditëve të fundit ku thuhet se fiskalizimi i një pike shitjeje për naftë kushton 20.000 euro.
Besim Gjikolli, Kryetari i Shoqatës ka thënë së në Kosove sistemi fiskal mund te jetë Harduerik dhe Softuerik dhe janë 3 zgjedhje fiskale të certifikuara nga operatorët e licencuar.
Çmimet e sistemeve fiskale, të dërguara zyrtarisht edhe ne ATK, sipas tij janë si në vijim: 5,689.66 për 2 dispansere; 7,155.17 për 3 dispansere; 8,620.69 për 4 dispansere, 9,827.59 për 5 dispensere; 11,034.48 për 6 dispensere; 12,241.38 për 7 dispensere; 13,448.28 për 8 dispensere.
Në 52 pikat e shitjeve të kompanive me të mëdha që punojnë me shitjen e karburanteve në Kosovë të cilat nuk kanë hezituar fare të fiskalizohen, ku është instaluar sistemi i lartpërmendur fiskal, deri me tani asnjëherë nuk ka pas implementim me vlere 20,000.00 euro.
Gjikolli ka theksuar se sistemet fiskale që ofrojnë operatoret e licencuar janë plotësisht në përputhje me ligjin mbi pajisjet elektronike fiskale, kërkesat funksionale dhe karakteristikat, publikuar në Mars 2012, dhe që atëherë nga të gjithë operatoret janë bërë investime të mëdha kapitale për të plotësuar kushtet e kërkuara me ligj të cilat kanë qenë mjaft komplekse dhe njëkohësisht janë gjet zgjidhjet për tiu përshtatur më së miri diversitetit dhe llojeve të shumta të dispensereve, në shumicën e rasteve me vjetërsi mesatare me të madhe se 20 vjet, që ekzistojnë në vendin tonë.
\"Sa për informacion dhe në krahasim me rajonin, në Shqipëri, për implementim të fiskalizimit me kosto prej 3000 euro për çdo dispenser dhe gjithashtu me kërkesën obligative për ndërrim të dispensereve jo kompatibil me sistemin fiskal, në vlerën prej 12000 euro për cope\".
\"Zgjidhjet tona fiskale kanë evituar këtë kosto shtesë për bizneset tona dhe për këtë arsye jemi më se të bindur se çmimet e ofruara së bashku me mundësitë e përshtatjes me të gjitha llojet e dispensereve janë me të favorshmet në rajon.\", ka theksuar Gjikolli.
Çështja e fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve me qëllime të caktuara sipas Gjikollit është politizuar tej mase dhe me dezinformata të cilat janë duke u linçuar në opinion po tentohet që operatorët e pajisjeve fiskale të fajësohen për mungesën e gatishmërisë së disa subjekteve ekonomike që merren me këtë veprimtari që të respektojnë dispozitat ligjore në fuqi.
\"Ne angazhohemi që ky proces konform normave ligjore duhet të vazhdohet dhe jemi të gatshëm që të pranojmë të gjitha vërejtjet e qëndrueshme, por jo edhe politizimin e tillë të kësaj çështje për qëllime të caktuara të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me respektimin e ligjeve në fuqi.\"