Firmat gjermane shkfrytëzuan 1/4 e kredisë së fondit shtetëror
Berlin, 29 dhjetor - Kompanitë gjermane kanë shfrytëzuar vetëm një të katërtën e mjeteve të përgjithshme të kredisë të cilën qeveria federale e bëri të kapshëm që tu ndihmojë sektorit sipërmarrës që më leht ta kalojë krizën globale financiare dhe ekonomike, transmetojnë mediumet gjermane.
Bëhet fjalë për fondin gjerman i cili skandon në fund të vitit 2010, në vlerë prej 40 miliardë euro, që e financon Qeveria, e i cili ofron kredi kompanive të goditura nga kriza.
Deri më tani prej këtij fondi janë aprovuar kredi në vlerë prej 10 miliardë eurove, kumtoi banka shtetërore KFË, e cila mbikqyr fondin, duke shtuar se nuk prêt që shuma e saj deri në skadimin e afatit të mbërrijë 13 miliardë