15 Janar 2025

Firma kineze e këpucëve fiton gjyqin me BE-në

Strasburg, 20 nëntor - Një ndër firmat kryesore kineze të prodhimit të këpucëve, Grupi \"Aokang\", bëri të ditur se ka fituar çështjen gjyqësore kundër masave antidumping të Bashkimit Evropian ndaj këpucëve kineze të lëkurës.

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka kthyer vendimin e prillit 2010 të Gjykatës së Përgjithshme të BE-së, i cili hidhte poshtë padinë e \"Aokang\" kundër BE-së, si edhe ka urdhëruar Këshillin e Bashkimit Evropian të paguajë shpenzimet e Grupit \"Aokang\" për çëshjet gjyqësore.

Në tetor 2006 BE-ja vendosi një taksë dyvjeçare antidumping në masën 16.5 për qind për këpucët kineze të lëkurës të importuara dhe më vonë e zgjati këtë taksë deri në fund të marsit 2011.

Pesë kompani kineze të këpucëve, duke përfshirë \"Aokang\", ngritën një padi kundër kësaj mase në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së. Pas humbjes në shkallën e parë, \"Aokang\" vendosi dy vjet më parë ta apelojë vendimin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Ekspertët besojnë se fitimi i kësaj çështjeje do të krijojë një bazë ligjore për firmat kineze të këpucëve gjatë përballjes me mosmarrëveshje në tregtinë e jashtme në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)