FIQ synon vetëdijesimin e të rinjve për filantropinë dhe punën vullnetare
Prishtinë, 23 nëntor - Në kuadër të muajit të Filantropisë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare.
Duke pas parasysh rritjen e interesimit dhe dëshirës së të rinjve për t'u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme vullnetare, me fokus në të mirën e komunitetit FIQ ka vendosur të organizojë konferencën në fjalë ku organizatat e ndryshme do të ndajnë përvojën e tyre për vullnetarizmin.
Organizatat pjesëmarrëse në konferencë janë: FIQ, UNICEF Innovations Lab Kosovo, Innovation Centre Kosovo, Termokiss, Down Syndrome Kosova, XPortal ESports, Youth Council i Ambasadës së SHBA-ve si dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit.
Po ashtu krahas konferencës do të organizohet një mini-panair nga grupe jo-formale dhe të rinj të angazhuar në projekte të ndryshme , të cilët po ashtu do të jenë prezent për të ndarë përvojat e tyre.
Nëpërmjet kësaj konference Forumi për Iniciativa Qytetare synon të mobilizojë të rinjtë dhe t'i edukoj ata për rëndësinë e filantropisë dhe vullnetarizmit, duke nxitur diskutim dhe duke ndarë përvoja të veçanta, përmes shembujve konkret dhe diskutimit të hapur me panelistët.