FIQ prezanton problemet që cenojnë mirëqenien e banorëve të Kosovës
Prishtinë, 6 qershor - Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ mban konferencë për medie me qëllim prezantimin e gjetjeve të raportit me temë "Problemet që Cenojnë Mirëqenien e Banorëve në Fshatrat dhe Qytezat e Kosovës.
Qëllimi i këtij raporti është, nxjerrja në pah e problemeve më prioritare me të cilat ballafaqohen banorët e komunave më të vogla të Kosovës, të cilat për arsye të ndryshme janë lënë anash, qoftë nga qeveria lokale, qendrore por edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile.
Raporti shtjellon në mënyrë të hollësishme problemet e këtyre komunave ne sektorë si infrastrukura, edukimi, kultura, shëndetësia, nepotizmin politik dhe mbi të gjitha papunësinë e lartë në mesin e të rinjve të këtyre komunave.
Komunat e përfshira në këtë raport janë: 1. Fushë Kosova, 2. Istogu, 3. Kaçaniku, 4. Kamenica, 5. Lipjani, 6. Malisheva, 7. Podujeva, 8. Shtimja, 9.Vitia dhe 10. Vushtrria.
Ky raport realizohet prej FIQ-it në përputhje me misionin e punës së organizatës që është \"nxitja e aktivizmit qytetar për zhvillim të qëndrueshëm\"