FIQ nderon filantropët më të shquar për vitin 2016
Prishtinë, 7 dhjetor - Forumi për Iniciativa Qytetare ka organizuar ceremoninë tradicionale FIDES, e cila nëpërmjet dhënies së çmimeve nderon kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë, të cilat në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.
Mbrëmja është organizuar me pjesëmarrjen e mbi 300 përfaqësuesve të komunitetit, bizneseve dhe institucioneve lokale e vendore, si dhe figurave të shumta nga fusha e artit, kulturës dhe medies.
Të pranishmit i kanë përshëndetur nikoqirët e eventit Z. Haki Abazi, Drejtor i Rockefeller Brothers Fund, dhe Znj. Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e FIQ, si dhe Zëvendës Shefja e Misionit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Znj. Christina Gehlsen, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, aktorja e teatrit dhe skenës Znj. Safete Rugova, si dhe producentiEshref Durmishi të cilët kanë folur për rëndësinë e kontributeve filantropike në adresimin e problemeve më të ndjeshme të komunitetit, në mobilizimin e qytetarëve për të ndihmuar njëri tjetrin dhe në rritjen e përfshirjes së të gjithë qytetarëve për të sjell ndryshim.
Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e njohjes së këtyre kontributeve si inspirim për gjeneratat e reja.
Fituesit e çmimeve ndërkaq janë shprehur se për ta këto mirënjohje krahas njohjes së kontributit paraqesin edhe përkrahje, besim dhe frymëzim për të vazhduar punën e tyre për të mirën e përbashkët.
Gjatë ceremonisë u nderuan filantropët për kategoritë në vijim:
1. FIQ nderoi me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për kontribut në nivel kombëtar Hasan Prishtina
Girls Coding Kosova
Girls Coding Kosova është NGO e cila synon tu ndihmojë vajzave ta shfrytëzojnë potencialin që kanë duke u munduar ta krijojnë një treg të barabartë për të gjithë.
Girls Coding Kosova arriti ti ndryshoj statistikat të cilat evidencuan një diskrepancë të madhe mes burrave dhe djemve në njërën anë dhe vajzave dhe grave në anën tjetër në sektorin e IT-së në Kosovë.
Me rreth 600 anëtarë, Girls Coding Kosova synon të vazhdojë të ofrojë trajnime të nevojshme dhe të kontribuojë në të mirën e përgjithshme sociale.
Ndërkaq, çmimi për kontribut Kombëtar iu nda për zhvillimin e aplikacionit : EC shlirë, i cili u mundëson të gjitha femrave që të raportojnë ngacmimin seksual, fenomen ky i shprehur mjaftë shumë në vendin tonë.
Të dhënat e mbledhura nga ky aplikacion do të përdoren nga zyrtarët qeveritar për të kundërshtuar ngacmimin seksual.
Këtë çmim në emër te FIQ e ndau drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Z. Haki Abazi.
2. FIQ nderoi me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për Kontribute Komunitare
Bonevet
BONEVET është një qendër komuniteti jo fitimprurëse ku njerëzit mblidhen për të ndarë burimet dhe njohuritë, të punojnë në projekte, për të krijuar dhe ndërtuar së bashku.
Hapësira BONEVET është hapësira e krijimit të artit, komunitetit dhe programit edukues që i mundëson anëtarëve të saj për të hartuar, krijuar prototipa dhe vepra të cilat nuk mund te realizohen me burimet në dispozicion të individëve që punojnë vetëm.
Ndërkaq këtë vit BONEVET fiton çmimin për projektin komunitar, qëllimi i të cilit është krijimi i Klasës Krijuese BONEVET nëpër shkolla fillore, duke filluar me një projekt testues në shkollën fillore Kelmend Rizvanolli në Gjakovë.
Përmes kësaj, të gjithë të rinjtë, nxënësit e shkollës do të kenë mundësinë të vijojnë klasat që do të zhvillohen në Klasa Kreative, dhe do të përgatiten për të mësuar, punuar dhe krijuar modele unike me duart e tyre, e që kanë të bëjnë me teknologjinë, elektronikën, robotikën dhe programimin.
Këtë çmim në emër te FIQ e ndau Avokati i Popullit, Z. Hilmi Jashari
3. FIQ nderoi me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për kontribut individual
Marta Prekpalaj
Znj. Marta Prekpalaj fiton këtë çmim si një aktiviste e shquar, që për vite me radhë ka kontribuar dhe kontribuon në edukimin e femrës në zonat rurale, pavarësimin ekonomik të saj, dhe ruajtjen e traditave dhe kulturës së Hasit. Gjithashtu, ajo ka iniciuar projekte që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit rural dhe ndryshimin e jetës rurale në dobi të banorëve të kësaj zone.
Një prej kontributeve të saja më të rëndësishme është ndihma e cila i është dhënë grave të Krushës së Vogël për ti evakuuar nga zonat e rrezikshme, ku me mjete vetanake është ndërmarr rreziku që të transportohen në zona të lira dhe të sigurta.
Përpos kësaj, znj. Prekpalaj është angazhuar vullnetarisht që të aktivizoj diasporën e zonës së Hasit për të investuar në ndërtimin e rrugës në vlerë prej 700.000 Euro, e cila tashmë është realizuar,e që i ka mundësuar qasje më të shpejt banorëve të kësaj zone.
Këtë çmim në emër te FIQ e ndau aktorja e njohur e Teatrit dhe skenës shqiptare, znj. Safete Rogova.
4. FIQ nderon me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për kontribut nga diaspora
Unioni i Bizneseve Shqiptaro- Gjermane
Kjo organizatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në disa fusha, e që janë parësore për vendin.
Së pari është ndihmesa në shkollimin e vajzave të reja, familjet e të cilave si pasojë e kushteve të renda sociale (pra bëhet fjalë për familje që jetojnë nga ndihmat sociale) nuk kanë pasur mundësi që tua mbulojnë shpenzimet e shkollimit(120.000euro).
Së dyti qëndron mbështetja ekonomike e bizneseve te vogla të drejtuara nga gratë, me qëllim zhvillimin e prodhimit në rajon, si edhe realizimi i mundësive eksportuese për produktet vendase (15 biznese. Ndërsa së treti është, promovimi i historisë dhe kulturës përmes realizimit të Ekspozitës së Jasharajve në Hamburg dhe Düsseldorf.- (5000 euro).
Këtë çmim në emër te FIQ e ndau Zëvendës Shefja e Misionit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Znj.Christina Gehlsen.
5. FIQ nderon me Çmimin special FIDES 2016
Andi Bajgora dhe Lum Veseli
Këta dy artistë të rinj fitojnë çmimin special, për promovimin e talentëve Kosovarë në botën e Artit/Filmit, duke prekur kështu për herë të parë edhe skenën më prestigjioze ndërkombëtare të filmit siç është ceremonia Oscar.