07 Nëntor 2024

FIQ ndan çmimet FIDES 2017

Prishtinë, 29 nëntor - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) sot bën ndarjen e çmimeve të mirënjohjes për Filantropi në Kosovë.

Kjo ngjarje tradicionale, e organizuar për të nëntin vit me radhë, FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Dajana Berisha- drejtoreshë ekzekutive e FIQ, e ftuar ka thënë se se gjithaçka është gati për ceremoninë e sontme.

“Sot është ditë mjaft e bukur, pasi kemi kënaqësinë të ndajmë për kontributin filantropik në Kosovë dhe diasporrë, ku tashmë është bërë traditë kjo ndarje çmimesh pasiqë FIQ-I është i vetmi fondacion në Kosovë që promovon Filantropinë dhe rrjedhimisht ne në çdo fundvit oranizojmë atë që quhet FIDES- ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Filantropinë” tha Berisha.

FIDES do të thotë me dashuri, me besim e me vullnet  për njerëzimin dhe ky pikërisht është koncepti i kësaj platforme.

Berisha, tutje pohoi se ka një numër të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve dhe nivel të lartë panelistësh që do të ndajnë këto çmime. Krahas çmimeve tradicionale këtë vit FIDES-it i shtohen edhe tri çmime speciale: Çmimi FIDES për Fuqizimin e Gruas, Çmimi për Mbrojtje të Ambientit, dhe Çmimi për “Liderët e Rinj”.

I ftuar special në këtë ceremoni do të jetë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)