05 Nëntor 2024

FIQ ndan 160 mijë euro grante për të mbështetur vetëpunësimin

Prishtinë, 23 gusht - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin LINK Campus nga Italia, dhe mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë në fazën e implementimit të projektit “Përshpejtimi i vet-punësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”.

Ky projekt do të rris drejtpërdrejtë punësimin e të rinjëve me kushte të vështira socio-ekonomike, duke i nxitur të prezantojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të ndërmarrësisë lidhur me sektorin e bujqësisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Prej datës 26 deri më 29 gusht 2019, juria profesionale do të bëj përzgjedhjen e 20 start-upeve me potencial më të madh për të krijuar vende pune.

Ato do të shpërblehen me grante në vlerë deri në €8,000, dhe poashtu do të kenë mundësinë për të ngritur fonde nga investitorët.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga FIQ dhe LINK Campus University.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)