Finlanda mund të dalë nga Eurozona
Helsinki, 7 korrik - Kriza ekonomike që ka prekur disa vende të Eurozonës, ka bërë që BE-ja të ndahet në dy kampuse. Edhe pse asgjë nuk është përcaktuar zyrtarisht, mesazhet që përcjellin krerët e shteteve janë mëse të qarta.
Një mesazh mjaft i rreptë vjen nga Skandinavia e pikërisht nga ministrja e Financës së Finlandës, Jutta Urpilainen.
Në një intervistë për gazetën Kauppalahti, ajo deklaroi se Finlanda është e angazhuar si anëtare e Eurozonës dhe besoj se monedha euro është e dobishme për vendin. Por Finlanda nuk është e detyruar të qëndrojë në eurozonë me çdo kusht dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenarët.
Përgjegjësia për borxhin, financat dhe rreziqet e vendeve të tjera, nuk është diçka për të cilën duhej që ne të ishim të përgatitur. Ne jemi konstruktivë dhe duam zgjidhjen e krizës, por ama jo me çdo kusht, theksoi ajo.
Vlen për tu përmendur se ministrja Urpilainen gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të rreptë edhe ndaj Greqisë, duke u shprehur herë pas here se nuk duhet që pesha e krizës së borxheve të shtetit grek të kalojë mbi supet e finlandezëve.