Finlanda bie sërish në recesion
Helsinki, 10 qershor - Ekonomia finlandeze ka rënë përsëri në recesion gjatë tremujorit të parë të vitit 2010, treguan shifrat zyrtare.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti ekonomia finlandeze ka rënë për 0.4 %, pas rënies në tremujorin e fundit të vitit 2009 prej 0.2 %.
Finlanda, eksportet kryesore të së cilës janë letra dhe telefonat celularë të Nokias, është goditur shumë nga rënia e tregtisë globale, raporton AP.
Megjithatë, shifrat zyrtare tregojnë se eksporti është rritur për 7 % krahasuar me një vit më parë, në 4.4 miliardë euro në prill, rritja më e madhe që nga nëntori 2008.
Një vend konsiderohet se ka rënë në recesion pas dy tremujorëve të njëpasnjëshëm të rënies ekonomike