23 Dhjetor 2024

Financimi i qëndrueshëm synon integrimin e kritereve mjedisore

Prishtinë, 9 dhjetor - Shoqata e Bankave të Kosovës organizoi Konventën Vjetore të Shoqatës së Bankave të Kosovës – 2021.

Konventa  bankare mblodhi komunitetin bankar, që veprojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë, për të diskutuar për temën: “Financimi i Qëndrueshëm: Standardet Mjedisore, Sociale dhe Qeverisëse për Financim të Qëndrueshëm në Kosovë".

Financimi i qëndrueshëm synon integrimin e kritereve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së mirë (ESG) në shërbimet financiare dhe në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Sektori bankar në Kosovë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të stabilitetit financiar të vendit, është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit dhe transparencës së akterëve financiarë, ndërmarrjeve të biznesit dhe autoriteteve shtetërore për nevojën për të miratuar kriteret e nevojshme për një Kosovë më të gjelbër dhe një ekonomi më të qëndrueshme.

Fjalën e mirëseardhjes në Konventën e Shoqatës së Bankave të Kosovës e mbajti Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv, SHBK, i cili tha se përveç kontributit primar në rimëkëmbjen ekonomike, sektori bankar po vazhdon të jap një kontribut të çmuar në mbështetje të kauzave të ndryshme të shoqërisë në mënyrë vullnetare përmes donacioneve dhe aktiviteteve të shumta të përgjegjësisë sociale.

Për të adresuar sfidat e reja globale të cilat ndikojnë edhe ne Kosove, sektori bankar ka vene ne prioritet edhe një temë të rëndësishme siç është edhe vet tema e përzgjedhur për këtë vit, respektivisht “Financimi i Qëndrueshëm, kriteret ambientale, sociale dhe qeverisëse për një financim të qëndrueshëm në Kosovë”.

Hapjen e punimeve të Konventës e bëri Z. Albert Lumezi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve, SHBK dhe Kryetar i Bordit Udhëheqës, NLB Banka.

Ai theksoi se: “Për ne, si sektor bankar, viti që po e lëmë pas paraqet një vit ku ne jemi përkushtuar me të gjitha mundësitë tona që të mbështesim klientët e bankave që të rigjallërojnë bizneset e tyre dhe të rikuperojnë dëmet të cilat viti paraprak kishte shkaktuar në shumë sektorë të ekonomisë.

Përmes Shoqatës së Bankave dhe në bashkëpunim me institucionet e vendit, ne bashkëpunuam në shumë iniciativa të dobishme të cilat kishin për qëllim ofrimin e mbështetjes financiare si për ndërmarrjet afariste, ashtu edhe për ekonomitë familjare.

Prandaj, bankat në Kosovë, duke qenë pjesë e grupeve të mirënjohura ndërkombëtare janë pjesë përbërëse të institucioneve që kanë nënshkruar parimet e marrëveshjes së Parisit prandaj, ne besojmë se edhe Kosova mund të përfitojë shumë nga kjo axhendë.

Tutje, Fjalimi Kryesor i Konventës vjetore bankare u mbajt nga Sokol Havolli, Zëvendës Guvernator në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës i cili e vlerësoi lartë kontributin që sektori bankar e ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për vëmendjen e veçantë që është duke ia përkushtuar respektimit të kritereve ambientale, shoqërore dhe të qeverisjes korporative.

Ai informoi të pranishmit edhe për hapat që Banka Qendrore i ka ndërmarrë sa i përket financimit të qëndrueshëm dhe inkurajoj të pranishmit që kjo punë të vazhdoj më fuqishëm dhe të jetë në kontekst afatgjatë.

Në Konventë u prezantuan trendet dhe zhvillimet e fundit me temë “Financimi i Qëndrueshëm” nga eksperti Z. Boris Janjalia, zyrtari i Qeverisjes Korporative nga IFC.

Shoqata e Bankave të Kosovës është zëri i 10 bankave anëtare të saj dhe që nga vitit 2002 kur ishte themeluar, vazhdon të kontribuoj për një zhvillim më të madh të sektorit bankar, për të rritur kapacitetet e resurseve njerëzore në sektor dhe për të siguruar që sistemi bankar është stabil, i qëndrueshëm dhe që gëzon besimin e qytetarëve të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)