15 Nëntor 2024

Financier nga e gjithë bota zotohen të rrisin ekonominë globale

Washington, 18 prill - Zyrtarë të financave nga e gjithë bota janë zotuar të intensifikojnë përpjekjet për të nxitur ekonominë në shkallë globale.

Në një komunikatë të nxjerrë dje, anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar thanë se do të punojnë “drejt një rritjeje më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të balancuar që krijon vende të reja pune”.

Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde tha se suksesi i këtyre zotimeve varet nga vullneti politik që do të tregojnë udhëheqësit në vendet përkatëse. 

Zyrtarë të lartë të ekonomisë dhe financave, që janë mbledhur në Uashington për takimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizuan edhe nevojën për reforma financiare në shumë drejtime, përfshirë sektorin bankar për t’i bërë më të vështira praktikat që nxori Skandali i Panamasë, me fshehjen e pasurisë nga zyrtarët për të shmangur taksat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)