14 Maj 2024

Financial Times: Grekët do të mbeten në Eurozonë

Ahtinë, 26 prill - Perspektivat e zhvillimit të Greqisë dhe marrëdhëniet greko-gjermane janë temave qendrore të artikullit të përbashkët Dhimas-Westerwelle në gazetën gjermane Financial Time.

Artikulli i përbashkët i Ministrave të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dhimas dhe Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili u botua në datën 23 prill në gazetën «Katimerini», është botuar dje edhe në gazetën gjermane \"Financial Times Deutschland\".

Artikulli i titulluar \"Grekët do të mbeten në Eurozonë\" dhe me nëntitullin «Programi i konsolidimit duhet të vazhdojë me vendosmëri, për të rivendosur besimin në mundësitë e Athinës. Në këtë drejtim është e domosdoshme dhe një strategji e përgjithshme e zhvillimit» i referohet «marrëdhënieve tradicionalisht të ngushta dhe shumë miqësore» midis dy vendeve, i referohet zërave populiste, por edhe në mundësitë e shanseve të zhvillimit që ofrojnë burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe sektori i shërbimeve.

Të dy ministrat besojnë se ristrukturimi i suksesshëm dhe paketa e re e mbështetjes i japin mundësinë Greqisë, për të marrë frymë dhe për të krijuar perspektivat afatgjata të rimëkëmbjes ekonomike dhe për të rifituar konkurrueshmërinë e saj, duke theksuar si më të rëndësishmin mesazhin se «Greqia do të mbetet në eurozonë».

Si kusht për suksesin vendosin vazhdimin vendimtar të programit të reformave, pavarësisht nga vështirësitë që shumë mirë i njohin, për punëtorët, nënpunësit dhe të vetëpunësuarit në sektorin publik. «Njerëzit e prekur nga kriza meritojnë respekt», shënohet në artikull.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)