07 Nëntor 2024

Finalizohet marrëveshja për sigurime sociale mes Kosovës dhe Zvicrës

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në një takim Ambasadorin Zviceran Jean-Hubert Lebet me bashkëpunëtor.

Në këtë takim Ministri Reçica falenderoi Ambasadorin Lebet për ndihmën që ka dhënë shteti Zviceran për shtetin e Kosovës në vazhdimësi.

Gjithashtu e falënderoi për projektet e veçanta, të cilat i ka ofruar shteti Zviceran për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë gjithë kohës.

Ambasadori Lebet e uroi Ministrin Reçica për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Në kuadër të projekteve u theksua Marrëveshja për sigurime sociale, e cila është tashmë gati e finalizuar dhe kërkon nënshkrimin nga të dyja palët.

 Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në javët e ardhshme të intensifikojnë veprimet, në mënyrë që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministri Reçica theksoi se ka gatishmërinë për të shtyrë proceset përpara dhe do të bashkëpunoj ngushtë me miqtë tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)