Fillon verifikimi i gjendjes për banimin social në Prishtinë
Prishtinë, 31 janar - Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe përzgjedhjen e familjeve të mundshme përfituese nga programi i veçantë i banimit social në Prishtinë, sot do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatojmë vërtetësinë e aplikacioneve.
Sipas Komunës së Prishtinës, deri më tani gjatë tërë procesit të punës në Komision, kanë pasur vëzhgues nga ana e shoqërisë civile, të cilët kanë pas qasje në tërë procesin.
Komisioni Komunal për vlerësim dhe verifikim, u bënë thirrje publike shoqërisë civile dhe mekanizmave tjerë të interesuar që të emërojnë vëzhgues të cilët do jenë prezent gjatë vizitave në terren, në mënyrë që të shpërfaqet transparenca e këtij procesi.\"
\"Vëzhgimi i juaj gjatë këtij procesi të vlerësimit dhe verifikimit është i një rëndësie të veçantë sepse do të na ndihmojë në evitimin e çfarëdo mundësie të ndonjë lëshimi, sa do i vogël që të jetë ai, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.