Fillon trajnimi për biznese në e-prokurim dhe etikë afariste
Prishtinë, 16 gusht - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Majk de la Rosa, i shoqëruar nga kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Safet Hoxha, do të flasë me rastin e fillimit të trajnimit në e-prokurim dhe etikë afariste.
Ky eveniment është paraparë të mbahet për sot në lokalet e Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP).
Ky solemnitet shënon fillimin e sesionit dyditor të trajnimit për biznese dhe organizata të shoqërisë civile (OShC) në e-prokurim dhe etikë afariste, pjesë e një sërë trajnimesh të organizuara nga programi i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) dhe partnerët.