Fillon punimet Forumi Botëror Ekonomik
Davos, 21 janar - Forumi Botëror Ekonomik, i cili tubon biznese dhe udhëheqës të politikës, nis sot punimet në Davos të Zvicrës.
Të martën, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një parashikim të zymtë për rritjen ekonomike globale gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
FMN-ja ka parashikuar rritje për 3.5 për qind në vitin 2015 dhe 3.7 për qind më 2016, duke ulur parashikimet e mëparshme për 0.3 për qind në të dyja vitet.
Edhe Organizata Ndërkombëtare për Punë ka paralajmëruar se rritja e ngadalshme ekonomike mund të bëjë që papunësia të rritet nga 201 milionë njerëz sa është aktualisht, në 212 milionë më 2019.