23 Dhjetor 2024

Fillon punën Komisioni Ministror për Skemën e Garantuar për të Rinj

Prishtinë, 11 mars - Në vazhdën e politikave publike që synojnë integrimin e të rinjve në tregun e punës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Komisionin Ministror për Skemën e Garantuar për të Rinj, që është përgjegjës për mbikqyrjen dhe monitorimin e implementimit të Skemës, në përputhje me udhëzimet e BE-së.

Sot, nën udhëheqjen e Ministrit Murati si kryesues i Komisionit Ministror, u mbajtë takimi i parë i Komisionit ku u diskutua lidhur me të gjeturat kryesore të ekipit teknik. Raporti i hartuar nga ekipi teknik paraqet të dhënat fillestare statistikore për të rinjtë që nuk janë në punë, shkollë apo trajnim, identifikon ndryshimet që duhet të bëhen në legjislacion, si dhe ekzaminon kapacitetin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), si organ koordinues i kësaj skeme.

Bazuar në analizën e prezantuar, vërehet përqindja e lartë e të rinjve që nuk janë në punë, shkollë apo trajnim e që kanë të përfunduar shkollimin universitar, e dhënë kjo që flet për barrierat që të rinjtë hasin për t’u qasur në tregun e punës.

Për të trajtuar këtë çështje, Ministri Murati i njoftoi anëtarët e Komisionit që MFPT është në fazën përfundimtare të lansimit të platformës së punësimit, e cila targeton po këto grupmosha.

Tutje, një e gjetur tjetër nga ekipi teknik shpërfaq se në të shumtën e rasteve numri i vogël i grave aktive në tregun e punës ndodhë si rezultat i obligimeve familjare.

Për këtë, Komisioni u njoftua se MFPT është duke punuar në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të ndërtuar çerdhe të reja, të cilat rrjedhimisht do të ndihmojnë integrimin e grave në tregun e punës.

Përgjatë takimit, anëtarët e Komisionit u pajtuan që të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm për të vazhduar bashkëpunimin në implementimin e suksesshëm të Skemës, duke theksuar se kjo Skemë pritet të ndikojë ndjeshëm në integrimin e të rinjve në tregun e punës, e gjithashtu reflekton një ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)