15 Nëntor 2024

Fillon punen Bordi i Drejtorëve i AKP-së

Prishtinë, 31 dhjetor - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka mbajtur mbledhjen e parë, pak ditë pasi emërimit të Bordit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje të udhëhequr nga Petrit Gashi, Kryesues i Bordit, u diskutua për një varg çështjesh të përcaktuara me agjendë bazuar në mandatin ligjor të AKP-së.

Bordi në mënyrë unanime miratoi vendimin për bartjen e shumës prej 61.3 milionë euro nga fondet e mirëbesimit të Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim në buxhetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së, për nevoja të shfrytëzimit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Këto mjete janë ndarë nga fondet e përcaktuara si tepricë prej procesit të likuidimit të 125 ndërmarrjeve shoqërore.

Gjithashtu, Bordi diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së, dhe në këtë kuadër shqyrtoi, dhe me pajtimin e të gjithë anëtarëve prezent të bordit miratoi kërkesën e ndërmarrjes Trepça për shitjen e koncentratit të plumbit dhe zinkut.

Në këtë takim, anëtarët e Bordit të Drejtorëve u zotuan se do të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit si anëtar të këtij organi, gjithnjë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin e AKP-së dhe ligjet e tjera në fuqi, me synimin që t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.

Bordi përbëhet nga tetë anëtarë: Petrit Gashi, kryesues; Bajram Zejnullahu, drejtor; Hamdi Jaha, drejtor; Hasime Mazreku-Krasniqi, drejtor; Haxhi Arifi, drejtor; Ismail Januzi, drejtor, Ranko Djokiq, drejtor dhe Skender Komoni, drejtor.

Kjo ishte mbledhja e 70-të e Bordit të Drejtorëve që nga themelimi i Agjencisë, ndërsa mbledhja e ardhshme do të mbahet në pjesën e dytë të muajit janar 2016. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)