Fillon projekti i shpimit të puseve në Prishtinë
Prishtinë, 23 qershor - Në vazhdën e mirëmbajtjes dhe revitalizmit të hapësirave të gjelbra Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka filluar me realizimin e projektit për shpimin e puseve në hapësirat e gjelbra.
Aktualisht,është filluar me shpimin e puseve në lagjen Mati 1, në rr. Muharrem Fejza, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërsa, gjithashtu do të vazhdohet me shpimin e puseve në hapësirën që ndodhet përballë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tek Fakulteti Teknik.
Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është 108.000,00, ndërsa punët janë duke i kryer operatorët ekonomik, Niti-N & Caja Company & Royal Cert.
Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në kultivimin e hapësirave të gjelbra, revitalizimin e sipërfaqeve ekzistuese dhe krijimin e parqeve të reja në mënyrë që ato të jenë në shërbim të qytetarëve.