17 Nëntor 2024

Fillon ngrohje nëpërmjet sistemit të kogjenerimit

Prishtinë, 15 dhjetor - Me rastin e fillimit të furnizimit me ngrohje nëpërmjet sistemit të kogjenerimit, Ndërmarrja Publike “Termokos” , ka mbajtur ceremoni solemne, në të cilën morën pjesë të gjithë kontribuuesit e këtij projekti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt, natyrisht Komisionin Evropian, Qeverinë Gjermane, KfW-në, Qeverinë e Luksemburgut, Qeverinë Suedeze e po ashtu edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për të realizuar dhe në mënyrë zyrtare edhe ta realizojmë apo edhe të themi se e kemi bërë edhe hapin e parë të zhvillimit të këtij projekti aq të rëndësishëm”, tha Ahmeti në fillim të fjalimit të tij.

“Kjo ide daton që një periudhë të gjatë, pra me dhjetëra vite, mirëpo realizimi po bëhet tani. Dhe sot mund t’ju them, ngaqë na shkruajnë shumë qytetarët, që mund të gëzohemi se e kemi këtë fazë, megjithatë ka edhe shumë për të punuar për të arritur deri te realizimi i plotë”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij duhet kujtuar se, edhe pse si ide ka qarkulluar qysh në vitet e ’90-ta, zbatimi i tij në terren ka nisur në kohën kur në krye të komunës së Prishtinës ishte pikërisht kryeministri i tanishëm, Isa Mustafa, të cilin Ahmeti e mposhti në garën për të parin e Prishtinës në zgjedhjet komunale të vitit të kaluar. Ahmeti ka përmendur edhe sfidat e problemet me të cilat janë përballur deri në arritjen e këtij projekti. Ai ka shtuar se momentalisht janë 60 mijë qytetarë të lidhur me ngrohjen qendrore, nga 370 mijë banorë të cilët jetojnë në qytetin e Prishtinës, ose 200 mijë me shifra zyrtare, siç u shpreh i pari i Komunës.

I pari i kryeqytetit foli edhe për çmimin e ngrohjes, duke thënë se çmimi ka gjasa të ulet me kalimin e kohës, por jo tani. “Dua të them edhe një gjë lidhur me çmimin e ngrohjes ngaqë shumë qytetarë na pyesin se pse është çmimi i njëjtë si më parë kur janë ngrohur me lëndën e mazutit. Duhet që të gjithë ta kemi parasysh se ne sërish e paguajmë energjinë elektrike nga KEK-u dhe e kthejmë atë në energji termike.

Domethënë shpenzojmë diku rreth 25 megavatë për ta kthyer në gjendjen më të mirë në 110 megavat energji termike. Kjo do të thotë se paguajmë, jo si mazuti natyrisht, por edhe për këtë ka një kosto”, theksoi Ahmeti.

Për fund, Ahmeti tha se nuk po ka guxim t’i gëzohet këtij projekti nga frika se “mos po bie blloku B1 prej sistemit, e kjo na shkakton probleme derisa të lidhemi me bllokun B2”. “Megjithatë, për situata të tilla i kemi siguruar edhe rezervat e mazutit për t’u kujdesur që këtë sezon qytetarët e Prishtinës ta kenë ngrohjen cilësore dhe mos të kenë probleme sikur gjatë viteve të kaluara”, ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)