18 Nëntor 2024

Fillon ndërtimi i objektit të Inkubatorit në Graçanicë

Prishtinë, 20 gusht - Ndërtimi i Menaxhimit të Ndërmarrjes Shoqërore në Graçanicë - Objekti i Inkubatorit filloi sot në praninë e përfaqësuesve nga Zyra e BE-së/PSBE, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Graçanicës.

Ndërmarrësia sociale perceptohet si sistem që mund të ofrojë zgjidhje të reja për eliminimin e varfërisë, për zgjidhjen e problemeve ekologjike, për zgjerimin e përfshirjes sociale dhe për rritjen e mirëqenies së shoqërive në përgjithësi, tha Shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së/PSBE, Christof Stock.

\"Projekti i implementuar në Graçanicë do të mbështesë ndërmarrësit lokalë dhe personat nga grupet e cenueshme që punojnë në sektorin e artizanateve dhe zejeve, dhe do t’i ndihmojë ata në zhvillimin e bizneseve të tyre”, tha Stock.


\"Ky projekt, që po nis sot në Graçanicë, është një formë e re e krijimit të mundësive të qëndrueshme të punësimit dhe e rritjes së aftësive profesionale të personave me aftësi të kufizuara” tha Nenad Rashiq, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, tha se do të ketë platformë të përgatitur mirë për ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe këshillimore për përfituesit e Inkubatorit Social dhe partnerët ndërlidhës.

\"Ky objekt me rreth 430 m² do të ofrojë komoditet pune, mjete dhe pajisje shumë të mira për art, zejtari dhe artizanate, trajnim, promovim, krijim rrjetesh, festivale dhe panaire” tha Stojanoviq.

Projekti  \"Zhvillimi dhe menaxhimi i sektorit të artizanateve dhe zejtarisë në Graçanicë\", i financuar nga Zyra e BE-së, implementohet nga Prishtina REA, në partneritet me Komunën e Graçanicës.

Informata mbi historikun:

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe kohëzgjatja e tij është prej 15 qershor 2014 deri më 15 prill 2016.

Fokusi i projektit dhe përfituesit:

Mbështetja dhe fuqizimi i mundësisë për punësim dhe përfshirja sociale e grupeve jo të favorizuara dhe të cenueshme përmes promovimit të artizanatit dhe zejtarisë brenda një Objekti të Inkubatorit Social, të pajisur mirë dhe të menaxhuar nga Ndërmarrja Shoqërore, e zhvilluar përmes Qendrës së tij Këshillimore për Bizneset dhe e promovuar nga Udhëtari i tyre i Artizanateve.

Parashikimet e projektit:

- Trajtimi i kapacitetit të prodhimit të artizanateve dhe zejeve, i orientuar kah tregu, përmes angazhimit të personave me aftësi të kufizuara dhe atyre të cenueshëm (rreth  150 përfitues);

- Ndërtimi i objektit & rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe menaxhimit të objektit të Inkubatorit Social, menaxhuar nga Ndërmarrja Sociale e krijuar;

- Zhvillimi i marketingut, promovimit, platformës së TI-së dhe shitja e produkteve artizanale dhe zejtare & të tjera (ushqimi tradicional dhe turizmi) në mbarë Kosovën dhe krijimi i Udhëtarit të Artizanateve, i promovuar në Festivalin e Artizanateve dhe Zejeve në Graçanicë dhe ngjarja B2B;

- Konsolidimi i Qendrës për Këshillimin e Bizneseve në Graçanicë, që do të vendoset në kuadër të objektit të Ndërmarrjes Shoqërore – Promovimi dhe ofrimi i aftësive ndërmarrësore & menaxhuese (100 përfitues) dhe pesë iniciativa të vogla për grante.

Rezultatet e pritura:

Ndërmarrja Shoqërore e Graçanicës – rritja e kapacitetit të prodhimit të artizanateve & zejeve, ndërtimi i objektit të Ndërmarrjes Shoqërore (Inkubatori dhe BAC) dhe Udhëtari i Artizanatave – Konsolidimi i Qendrës për Këshillimin e Bizneseve – dhe trajnimi dhe mësimi, skema e vogël e granteve, ngjarjet promovuese, panairet dhe vizitat me qëllim krijimi lidhjesh, njohja si një objekt ku të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara do të mund të fitojnë dituri, kulturë, turizëm, ndërmarrësi, si dhe ngjarje të tjera dhe aktivitete, duke e promovuar atë si një vend që duhet vizituar dhe që është i dallueshëm për partnerët lokalë, palët e interesit, turistët dhe mysafirët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)