23 Dhjetor 2024

Fillon mbështetja për lehonat dhe skema për shtesat për fëmijë

Prishtinë, 10 shtator - Pa u bërë ende gjashtë muaj të plotë në qeverisje, kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati dha njoftimin për fillimin e zbatimit të masës 3.5.  - Pagesa për Lehona dhe Shtesat për Fëmijë. Përveçse premtim zgjedhor e qëllim programor i Qeverisë, kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie.  

'Si Qeveri që synojmë shoqëri të barabartë, kjo masë ka për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri duke i ofruar mbështetje asaj në mirëqenien dhe pavarësi financiare. “Për ne barazia nuk kufizohet vetëm në mundësitë e barabarta e të njëtrajtshme. Mirëpo, ajo arrihet kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh edhe nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë. Pra, barazi përmes solidaritetit me tjetrin dhe ndërgjegjësimit për tjetrin” u shpreh kryeministri Kurti.

Në anët tjetër, ministri Murati fillimisht shpalosi masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike të cilat vendosin në radhë të parë gruan dhe rolin e saj në shoqëri, duke vazhduar pastaj me prezantimin e detajeve lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masë 3.5.

Në fund, përfaqësuesit e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, prezantuan dhe demonstruan procesin e aplikimit për këtë masë, e cila do të realizohet përmes platformës eKosova.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të cilat figurojnë si të papuna në ATK. do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë.

Njëkohësisht, këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj.

Gradualisht, me fillim nga Janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 Gusht 2021, duke filluar nga nesër mund të aplikojnë duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike e- Kosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)