Fillon konferenca ndërkombëtare për qeverisje lokale
Prishtinë, 6 maj - Me qëllim të avancimit të qeverisjes lokale në Kosovë dhe shkëmbimit të përvojave me vendet e rajonit, nesër me datë 06 dhe 07 maj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon Konferencën Ndërkombëtare Konferenca Ndërkombëtare për qeverisje lokale.
Qëllimi i kësaj konferencë është prezantimi i progresit në reformën e pushtetit lokal dhe decentralizmit në Kosovë si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira nga vendet e rajonit dhe Evropës lidhur me qeverisjen lokale.
Pjesëmarrës të kësaj konference do të jenë Ministrat e vendeve të Evropës dhe Rajonit, nga Shqipëria, Ferdinand Pone, zëvendës Ministër i punëve të Brendshme , nga Kroacia Edmond Miletic , Sekretar i shtetit , nga Maqedonia Musa Xhaferi- Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal në Maqedoni, nga Sllovenia Henrik Gjerkes - Ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Zhvillimi Regjional , nga Mali i Zi Dragan Pejanovic - Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe nga Turqia Osman Güneş - Sekretar shtetëror i Republikës së Turqisë .
Në konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale, do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet e Kosovës, Presidenca, Parlamenti Qeveria, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare përfaqësues të komunave, partitë politike, media dhe shoqëria civile.
Bazuar në objektivat e legjislacionit të ri dhe modern për pushtetin lokal, Kosova është duke kaluar në një fazë të rëndësishme të organizmit të pushtetit lokal që ka nevojë për avancime të mëtutjeshme për të arritur synimet e dëshiruara .
Procesi i reformimit të pushtetit lokal dhe decentralizmit vazhdojnë të mbeten njëra ndër çështjet me prioritet të lartë të Institucioneve të Republikës së Kosovës.
Nevoja për të bashkëpunuar me vendet e rajonit drejt forcimit të qeverisjes lokale dhe shkëmbimit të përvojave tani është e domosdoshme dhe me interes të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Konferenca do të mbahet në Prishtinë më 06 dhe 07 Maj duke filluar në ora 9:00h në Ndërtesën e Rilindjes kati i parë.
Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale do t'i zhvilloj punimet në katër seanca që kanë për synim këto prezantime:
Seanca I. Procesi i Reformës së Pushtetit Lokal në Kosovë: Arritjet dhe Sfidat,
Seanca II. Organet e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale,
Seanca III. Decentralizimi Fiskal dhe Roli i Organeve të Vetëqeverisjes Lokale në Zhvillimin Ekonomik Lokal
Seanca IV. Shkëmbimi i përvojave në bashkënpunimin ndër-komunal