Fillon konferenca 'Diplomacia Ekonomike & Made in Kosova'
Prishtinë, 29 mars - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ti fillojë sot punimet e konferencës dy ditore me temë Diplomacia Ekonomike & Made in Kosova.
Punimet e konferencës do të fillojnë në orën 10:00 në hotel Emerald. Hapjen e konferencës do ta bëj ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.