26 Dhjetor 2024

Fillon Java e Kuzhinës Italiane

Prishtinë, 23 nëntor -  Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Agjencinë Italiane të Tregtisë (ITA) janë krenarë të nisin Javën e Kuzhinës Italiane në Kosovë, e cila do të mbahet nga sot deri më 29 nëntor.

Fushata vjetore ka për qëllim promovimin e traditave të kuzhinës së Italisë në botë. Tema për vitin 2020, “Saperi e sapori delle terrre italiane” ("Dije dhe Shije të tokave italiane"), do të festojë pasurinë e traditave të kuzhinës dhe enologjisë së rajoneve italiane dhe do të shënojë vlerën e origjinës së certifikuar kundër fenomenit mashtrues të produkteve me cilësi të ulët, që duken si produkte italiane.

Lidhjet thelbësore mes trashëgimisë kulturore, ushqimit e verës dhe traditave të të ushqyerit shëndetshëm do të hulumtohen, ndërsa promovojnë dietën Mesdhetare si një model të mënyrës së jetesës së ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila gjithashtu respekton mjedisin dhe traditat kulturore.

Italinë dhe Kosovën do t’i bashkojë dashuria e tyre e përbashkët për ushqimin e shëndetshëm dhe të këndshëm.

Java e Kuzhinës Italiane do të mbahet edhe virtualisht. Dëshmuesit tanë të njohur Blerona Zeqiri, Vesa Smolica, Gjiko, Arsim Mehmeti, Dardan Cahani dhe Safet Mehemetaj do të shfaqin recetat më të shijshme tradicionale italiane në TV dhe përmesrrjeteve sociale.

Ata do të shpjegojnë rëndësinë e përdorimit të produkteve vetëm me cilësi të lartë, ushqimit dhe verës në jetën e përditshme, duke shmangur produktet e pashëndetshme, me cilësi të ulët që duken sikur janë italiane, të cilat nuk respektojnë rregullat rigoroze italiane dhe evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)