18 Nëntor 2024

Fillon implementimi i licencimit të agjentëve doganor

Prishtinë, 2 gusht - Prishtinë 2 gusht 2014, Sot në Drejtorin e Doganës u mbajt takimi në mes Doganës, Odës ekonomike, IFC dhe EULEX-it ku u diskutua lidhur me implementimin e udhëzimit administrativ që mundëson fillimin e procedurës për licencimin e agjensioneve doganore (shpedicioneve). Ky udhëzim pritet të hyj në fuqi gjatë javës së ardhshme.

Drejtori I Doganës z. Rafuna tha: “Sot fillohet një kapitull i ri për doganën dhe biznesin, sepse tanimë është përgatitur akti ligjor i cili mundëson licencimin e agjentve doganore një veprimtari që është shumë e rëndësishme për doganën dhe biznesin.

Deri tani veprimtaria ka qenë e bazuar ne një udhëzim të sjell në vitin 2000 nga UNMIK që nuk ka paraparë asnjë procedure për të iu nënshtruar provimit profesional siç është e rregulluar në vendet e zhvilluara. Tanimë me këtë udhëzim janë paraparë këto procedura që mundëson të arrihet një standard i bashkimit evropian.

Kjo procedurë parasheh një trajnim intensiv i cili organizohet nga ana e doganës ku më pas agjentët doganor duhet ti nënshtrohen provimit profesional për të ushtruar profesionin e agjentit doganor.

Kjo do të ndikojë edhe në uljen e gjobave të cilat kanë ardhur si rezultat i gabimeve teknike të disa agjentëve doganor. Presim që deri në fund të vitit edhe grupet e para do të përmbyllin trajnimit, ashtu që të gjithë agjentët doganor do të aftësohen për tu përballuar me sfidat e reja. Në fund duhet të falënderojë odën ekonomike dhe shoqatën e agjentëve doganor të cilët kanë ndihmuar dhe njëkohësisht kanë qenë pjesë përbërëse e grupit i cili ka draftuar udhëzimin administrativ, gjithashtu duhet të falënderoj edhe IFC për asistencën e dhënë si dhe doganën Sllovene”.

Nga ana tjetër kryetari i odës ekonomike z. Gërxhaliu theksoj se “promovimi i partneritetit është shembull i bashkëpunimit në mes të Doganës dhe odës ekonomike. Përmes këtij udhëzimit bartet përvoja e vendeve të zhvilluara, por gjithashtu është një internacionalizim i ndërmarrësis  kosovare.

Fakti që kemi mbi 600 agjentë doganor kërkon që një udhëzim i tillë të transferoj përvojat evropiane dhe besojë se është në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të imazhit dhe mbi të gjitha në funksion të rritjes së kapaciteteve të agjentëve doganor.

E veçanta e këtij udhëzimi administrativ është tek shërbimet që do të ofrohen për ndërlidhje e biznesit regjional dhe rritjen e efiqencës së biznesit ashtu që të shndërrohemi në vend atraktiv për investitorët e huaj. Sot është një ditë e promovimit të një partneriteti për çka duhet të falënderojë doganën që  gjithmonë ka avancuar dialogun në mes të biznesit dhe institucioneve.

Kurse përfaqësuesi i EULEX zt. Michael Marsden theksojë se “EULEX e sheh këtë si një iniciativë shumë të rëndësishme të cilën e përkrahim”.

Dogana dhe Oda Ekonomike të përkrahura nga IFC, EULEX dhe Dogana Sllovene kanë filluar kohë më parë përgatitjet për futjen në fuqi të një udhëzimi i cili përcakton procedura, kushtet për licencimin, regjistrimin dhe ushtrimin e veprimtarisë se përfaqësimit në procedura doganore dhe organizimi i provimit për personat e interesuar për të fituar licencë të  agjentit.

Gjatë draftimit të këtij udhëzimi dogana ka ftuar për pjesëmarrje edhe shoqatën e agjentëve doganore që funksionon në kuadër të odës ekonomike pasi janë grupi kryesor që ndikohen nga ky udhëzim të cilët kanë ndihmuar në draftimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)