16 Nëntor 2024

Fillon Fushata për tatimin në pronë të paluajtshme

Prishtinë, 7 gusht - Kryetari Shpend Ahmeti, sot në emër të Komunës së Prishtinës nënshkroi kontratën për financimin e projektit  “Fushata për tatimin në pronë të paluajtshme”,  me përfaqësuesin  e Programit  për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), Norbert A.E.M. Pijls, program ky i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe i zbatuar nga HelvetasSwissIntercooperation, Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ky është njëri nga disa projektet e bashkëfinancuara me programin  Demos, që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për obligimin e tyre ndaj Komunës sa i përket pagesës së tatimit në pronë.

Kontrata parasheh që i gjithë projekti të kushtojë 71,430 euro , nga të cilat 70% do të jenë grant nga Programi Demos, ndërsa 30% të shumës do të jenë financim i Komunës së Prishtinës.

Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin  e deritashëm me Programin Demos dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)