15 Nëntor 2024

Fillon funksionimi i Akademisë së Ndërmarrësisë

Prishtinë, 29 shkurt - Oda Ekonomike e Kosovës sot ka prezantuar planet dhe ka konfirmuar se në kuadër të saj ka filluar së funkcionuari Akademia e Ndërrmarësisë e cila do të realizohet e mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe  në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe Odën Tregtare të Dortmundit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar se rëndësia e kësaj Akademi është aftësimi konkret për realizimin e ngritjes së kapaciteteve të ndërrmarrësve kosovar që të janë të aftë për tu përballur me sfidat qoftë të dimensionit bilateral, ashtu edhe atij regjional, evropian dhe më gjerë.

“ Në këtë drejtim me partnerët tonë nga Gjermania dhe të mbështetur nga dy dikasteret kyq për zhvillim ekonomik dhe stabilitet do të tentojmë të bëjmë transferin e njohurive evropiane, në veçanti ato të Gjermanisë. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të fuqizojmë sektoritn privat por edhe që të përkrahim reformimion e sistemit të edukimit dhe arsimit”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ne përkrahim orientimin e ministrit të arsimit Bajramit se Kosovës i duhet arsimim për punësim, tha kreu i Odës duke shtuar se në këto aktivitete kanë mbështetjen edhe të MPMS dhe ministrin Arban Abrashi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se Ministria të cilën e udhëheq është e orientuar për reformës substanciale të sistemit të arsimit.

“ Një akademi e ndërrmarrësisë në Kosovë do të ndihmoj shumë në ndërrimin e mentalitetit të të rinjve tanë. Ne kemi filluar një reformë rrënjësore të sistemit arsimor dhe sivjet kemi lançuar brendin e kësaj reforme i cili është “Arsim cilësor për punësim” , ka thënë ministri Bajrami.

Ai tha se përmes planifikimit të mirë të arsimit profesional do të sigurohen planifikimet e nevojave të tregut të punës e cila do të siguron punëtor me kompetencë dhe me shkathtësi. 

“Kjo që ne sot po promovojmë është një mundësi shumë e mirë për MASHT dhe MPMS që të fillojmë trajnime të shpejta te të rinjve dhe studentëve  ne mënyrë që punëdhënësit të janë të kënaqur me ta dhe me aftësimit për punë”, tha ministri Bajrami.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi theksoi se rëndësia e akademisë do të ketë ndikim në diskursin publik që ka të bëjë me krijimin e vet konceptin e ndërmarrësisë.

“ Të gjithë pajtohemi se është sektori privat ai që do të gjenerojë vende të reja pune, do të sjell zhvillim ekonomik. Këtë qasje duhet ta imponojmë edhe tek të rinjtë duke u treguar se përmes ndërmarrësisë mund të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, mund të janë kreativë dhe tek e fundit mund të përgatisin edhe vetveten për tregun e punës si në Kosovë por edhe në Evropë”, tha ministri Abrashi.

Përfaqësuesi i Odës Zejtare të Dortmundit , Klaus Dieter Werthmann, theksoi rëndësinë e akademisë e cila sot publikisht po promovohet dhe shprehu gatishmërinë që kjo akademi të kontribuon që vitin e ardhshëm të krijohet një institut ku ndërmarrësitë do të mund të mësojnë dhe presin trajtimin e temave të ndryshme nga lëmi i ndërmarrjeve , që përmes shkëmbimit të përvojave të trajtojnë temat e ndryshme.

Ai vlerësoi se kjo akademi do të jap kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe aftësimit profesional të rinjve .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)