18 Nëntor 2024

Fillon aksioni për largimin e rrethojave në institucionet publike

Prishtinë, 27 gusht - Bordi i Drejtorëve në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që të largohen të gjitha rrethojat nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.

Pas marrjes së këtij vendimi Drejtoria Komunale e Inspeksionit, gjatë ditës së sotme,  ka bërë largimin e rrethojave që kanë qenë për rreth objektit ku ndodhet kjo drejtori.

Komuna e Prishtinës kërkon nga të gjitha institucionet publike, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë që të marrin masat për largimin e rrethojave.

Pas largimit të rrethojave këto ambjente do të gjelbërohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)