18 Nëntor 2024

Fillon aksioni “Blej dhe dhuro” për familjet nevojtare në Kosovë

Prishtinë, 26 qershor - Me inicitativë të Shoqatës Humanitare Bamirëse së Kosovës Nëna Terezë fillon aksioni “Blej dhe dhuro” i cili ka për qëllim mbledhjen e produkteve ushqimore dhe higjienike për familjet që jetojnë në kushte të rënda, kjo me rastin e Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

Kjo iniciativë mbështetet nga qendra tregtare Viva Fresh Store.

Idea është që qytetari të jetë kontribues i drejtëpërdrejtë tek familjet nevojtare të Kosovës, ku përderisa kryejnë blerjen e tyre në të gjitha pikat e Viva Fresh Store nëpër Kosovë, të blejnë një produkt shtesë, ushqimor apo higjienik, për t’i lënë tek këndi i Bamirësisë i Shoqatës Nëna Terezë të vendosura në hapësirat e Viva Fresh Store.

Gjithashtu, Viva Fresh Store, me fillimin dhe deri në ditën e fundit të aktivitetit, do të dhurojë një kontribut nga secila faturë e shitjes së Viva Fresh Store - buxhet i cili do të dedikohet për formimin e pakove me artikujt bazë dhe të nevojshme për secilën familje.

Të ndihmohen familjet e varfëra të Kosovës - ata që janë në nevojë për ne. Nga grumbullimi i donacioneve të  konsumatorëve, dhe me kontributin e Viva Fresh Store, do të formohen pako me artikujt bazë, të cilat i shpërndahen familjeve të varfëra dhe në nevojë në Kosovë.

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kjo iniciativë ka për qëllim të krijoj shpirtin e solidaritetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për gjendjen e rëndë sociale që mbretëron në vendin tonë. Prandaj, iu bëjmë thirrje të mbuloni ngjarjen pasi që nga ky aktivitet humanitar do të mbështeten dhe ndihmohen familjet e varfëra kosovare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)