18 Nëntor 2024

Fillojnë seancat dëgjimore për hartimin e buxhetit 2015

Prishtinë, 18 gusht - Komuna e Prishtinës në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në qarkoren buxhetore 2015/01 e nxjerrë për komunat nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës dhe Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive (LMFPP) organizon seanca dëgjimore për secilin program buxhetor me qëllim të shqyrtimit të buxheteve të propozuara.

Sot, 18 gusht, do të organizohen dy seanca dëgjimore. Diskutimi i parë i përgjithshëm do të mbahet në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës (salla e Kuvendit), ora 16.00, ndërsa diskutimi publik për buxhetin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të mbahet në teatrin “Dodona”, ora 18.00.

Nesër, e martë, 19 gusht 2014, ora 16.00 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës do të mbahet dëgjim publik për buxhetin e Drejtorisë së Infrastrukturës lokale, ndërsa në ora 18.00, në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës do të mbahet dëgjimi publik për Drejtorinë e Urbanizmit dhe Drejtorinë e Kadastrës.

Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet publike.

Të bashkëngjitur e gjeni edhe orarin e të gjitha seancave dëgjimore të janë planifikuar të mbahen me qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)