Filloi testimi i ujësjellësit në lagjen Dodona
Prishtinë. 1 shtator - KUr prishtina\", ka njoftuar se so në orën 13:00 ka filluar testimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në lagjen Dodona në Prishtinë , fazë kjo testuese që do zgjasë deri nesër, më 2 shtator 2015 diku në orët e vona të mbrëmjes.
Kjo fazë testuese e rrjetit të ri është në kuadër të Fazës së II-të të investimeve (ndrrimi i rrjetit primar, sekondar, terciar dhe vendosjes së kyçjeve shtëpiake e bashkë me rehabilitimin e Fabrikës së ujit Badoc).
\"Ftojmë të gjithë konsumatorët tanë që jetojnë në lagjen Dodona në Prishtinë se nëse nga sot, në orën 13:00 e deri nesër në orën 22:00 nuk kanë ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe testuese të rrjetit, të lajmërohen në kujdestarinë e ujësjellësit, në numrin e telefonit 044/520-270, për shkaqe të intervenimeve të mëtejme në rrjet nga ana e ekipeve tona të mirëmbajtjes, nëse veq është lëshuar ndonjë rast pa u kyçur në rrjetin e ri\", ka njoftuar Kur \"Prishtina\".
KURPrishtina-sh.a. mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.