02 Maj 2024

Filloi regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Prishtinë, 1 prill - Në Kosovë tashmë ka filluar Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave.  4900 regjistrues përgjatë 15 ditëve sa do të zgjas procesi i Regjistrimit 2011, do te trokasin derë më derë dhe të plotësojnë pyetësorët me të dhënat që do të marrin për individët, ekonomitë familjare dhe banesat.

Ata do të mbikëqyren nga 900 kontrollorë, 110 mbikëqyrës dhe 40 inspektorë të shtetit të cilët do të ofrojnë këshillat e nevojshme gjatë punës në terren dhe do të mbikqyrin punën e regjistruesve.

Komisionet Komunale të regjistrimit gjithashtu do të përkujdesen për mbarëvajtjen procesit si tërësi, nëpër komunat përkatëse.

Enti i Statistikave të Kosovës ka bërë gjithë përgatitjet e nevojshme që ky projekt i rëndësishëm  të zhvillohet sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare.

Operacioni Monitorues Ndërkombëtar (IMO) dhe EUROSTAT-i përmes 27 monitoruesve ndërkombëtarë do të përcjellin procesin e Regjistrimit gjithandej nëpër Kosovë .

Regjistrimi i Popullsisë  paraqet procesin më të plotë dhe gjithëpërfshirës për mbledhjen e të dhënave mbi numrin dhe karakteristikat e popullatës në Kosovë.

Regjistrimi është një portret i popullsisë së Kosovës  dhe gjendjes socio-ekonomike të kushteve të jetesës, në një moment të caktuar.

Shifrat e Regjistrimit janë thelbësore për politika vitale dhe efikase që stimulojnë zhvillim, progres dhe mundësi për të gjithë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)