Filloi pastrimi e gjelbërimi në hyrje të Prishtinës
Prishtinë, 25 gusht, Komuna e Prishtinës së bashku me kontingjentin e KFOR-it portugez filluan pastrimin dhe gjelbërimin e parcelës në hyrje të Prishtinës përgjatë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.
Xhelal Sveçla, drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit tha se ky është fillimi drejt krijimit të shiritit të gjelbër në këtë pjesë të qytetit dhe do të vazhdoj edhe në pjesët e tjera të qytetit. Ai shtoi se bashkëpunimi së pari me FSK-në dhe tashmë me KFOR-in për përmirësimin e ambientit për qytetarët e Prishtinës do të thellohet edhe më tutje.
Ndërsa, Pedro Brito Teixeira, kolonel në KFOR-in portugez tha se jemi të kënaqur që kemi filluar një bashkëpunim të mirë si dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen për të siguruar një ambient të pastër dhe të shëndetshëm\".