16 Nëntor 2024

Filloi menaxhimi digjital i radhëve

Prishtinë, 7 shtator - Në Drejtorinë e Kadastrit, Drejtorinë e Urbanizmit dhe në Drejtorinë e Pronës filloi menaxhimi digjital i radhëve.

Në kuadër të reformave për digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prishtinës, nga sot në Drejtorinë e Kadastrit, Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe në Drejtorinë e Pronës ka filluar menaxhimi digjital i radhëve.

Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, do të funksionojnë 20 sportele që do të jenë në dispozicion të qytetarëve, ndërsa në Drejtorinë e Pronës, shërbime për qytetarë do të ofrojnë 14 sportele.

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarë filloi me zyrat e gjendjes civile sektor në të cilin kërkesat ishin më të mëdha, ndërsa tashmë ka avancuar edhe me drejtoritë e tjera si pjesë e premtimit të kryetarit Shpend Ahmeti për rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimit të procedurave të shërbimeve për qytetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)