Filloi konferenca Clean World Conference
Prishtinë, 7 shkurt - Sot filloi punimet konferenca Clean World Conference 2014 e lëvizjes Lets do it World, ne te cilën po marrin pjesë mbi 140 pjesmarrs nga 42 shtete te botës.
Konferenca u hap nga koordinatori i Ta Pastrojme Kosovën Luan Hasanaj si dhe nga koordinatori i Lets do it World z. Rainer Nolvak.
Gjithashtu në ceremonine hapëse morën pjese edhe personalitete si zv. Ministri i Mjedisit dhe planifikimit Hapesinorë të Kosovës z. Shpetim Rudi, Ambasadori i Norvegjise ne Kosovë Jan Braathu, Ambasadorja Estoneze ne Vjene Eve Kuli-Kala dhe përfaqsuesja e UNKT në Kosovë Znj. Steliana Nedera.
Që të gjithë folësit në konferencë u zotuan për angazhim të metutjeshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sot me datë 07.Konferenca do të vazhdoj punimet deri me datën 09.02.2014. Qëllimi i organizimit të kësaj konference është prezantimi i përvojave nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse si dhe hartimi I strategjisë për aksionin Ta Pastrojmë Botën 2014.
Përpos pjesës formale të konferencës, ekipa e iniciaitvës Ta Pastrojmë Kosovën ka organizuar një program përmes të cilit synon promovimin e vlerave kulturore të Kosovës.
Lets do it World është lëvizja më e madhe globale mjedisore e cila vepron në 115 shtete, Kosova është bërë pjesë e kësaj lëvizje në vitin 2012 dhe organizimi i konferencës botërore këtë vit në vendin tonë konsiderohet si një ndër të arriturat më të mëdha të iniciaitvës Ta Pastrojmë Kosovën.