16 Nëntor 2024

Filloi Kampanja për Edukim Financiar të klientëve

Prishtinë, 23 qershor - Filloi kampanja për edukim financiar e cila është realizuar në kuadër të Projektit për Edukim Financiar të klientëve bankar.

Në kuadër të kësaj kampanje janë publikuar videot vetëdijësuese në fushën e e-banking, huazimit të mençur dhe karakteristikave të produktit. Këto video kanë për qëllim të rrisin edukimin financiar të klientëve duke i bërë ata klient proaktiv të cilët janë të informuar mirë për financat personale, kuptojnë karakteristikat e produkteve bankare dhe rrjedhimisht bëjnë huazim të mençur. 

Në lidhje me fillimin e kësaj kampanje drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Petrit Balija tha “SHBK në kuadër të strategjisës së saj për edukim financiar, ka mbështetur projektin financiarisht, përderisa IFC, anëtare e grupit të Bankës Botërore, ka punuar së bashku me SHBK-në në realizimin e Projektit për Edukim Financiar, në mënyrë që të përmirësojë nivelin aktual të edukimit financiar të popullatës, posaçërisht duke targetuar klientët ekzistues dhe potencial të bankave në Kosovë”.

Në mënyrë që klientët të kenë kuptim më të gjerë të financave personale, përveç kampanjës vetëdijësuese, projekti për Edukim Financiar të Klientëve Bankar parasheh të ofrohen trajnime falas për klientët e bankave në këto fusha: Menaxhimi i financave personale, huazimi i mençur dhe kursimet.

Ky projekt ka gjetur përkrahje edhe nga bankat komerciale në vend, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, MasterCard dhe Visa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)