Fillimvit i suksesëshem i Doganave të Kosovës
Prishtine, 25 janar - Partneriteti me Doganat e Kosovës është i rëndësisë së veqantë për komunitetin e biznesit vendorë dhe kjo formë e komunikimit do të reflektojë pozitivisht edhe në të ardhmen në interes të të dyja palëve.
E tëra kjo do të reflektohet në ndryshimin e perceptimit rreth Doganave, në vetëdijesimin e komunitetit të biznesit për partneritet me Doganat, eleminim i barrierave në të bërit biznes në Kosovë dhe mbi të gjitha falë këtij partneriteti do të përmirësohet edhe imzhi i Kosovës përball investorëve të huaj, theksoi i Kryetari i Odes Ekononike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në një takim pune Drejtorin e Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna me bashkëpunëtorë.
Rafuna është takimi i parë zyrtar në këtë vit dhe këtë takim është mu në Oden Ekonomike të Kosovës gjë që e dëshmon rëndësinë e partneritetit të Institucionit tonë me përfaqësues të komunitetit të biznesit.
I shohim si partner dhe do ti kemi si partner edhe në të ardhmen sepse falë këtij partneriteti rritet performana e Doganës së Kosovës dhe mund të theskoi se në këtë fillimvit performanca e Doganave të Kosovës është tejkaluar me mbi 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kemi pasur vizita të shumta nga vende Evropiane dhe performanca e Doganave të Kosovës është vlersuar mjaftë lartë dhe e tëra kjo na obligon që këtë trend pozitiv ta avancojmë edhe më tepër dhe kjo arrihet vetëm përmes një dialogu konstruktiv me komunitetin e biznesit.
Jemi të vetëdijshëm se Doganat e Kosovës në këtë fundvit kanë kaluar nëpër një proces të riformimit dhe ky proces i ka dhënë efektet e veta pozitive të pritura. Por e tëra kjo nuk na jep komoditet dhe arsye për kënaqësi por duhet të jetë motivim shtesë që këtë partneritet ta forcojmë edhe në aspekt bilateral në mes të Doganave dhe komunitetit të biznesit kosovar me atë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj me qëllim që barrierat e të kaluarës të mos perseriten në të ardhmen, theksoi Rafuna.
Kryetari Gërxhaliu e falënderoi Rafuna me bashkëpunëtorë për një partneritet shembull për Institucionet tjera dhe se OEK-u e sheh mjaftë të rëndësishëm avancimin e këtij partneriteti dhe mbështet fuqishëm Doganat e Kosovës në atë që të pyetet biznesi se çka Dogana do të bëjë për ju.