Filipinet anëtarësohen në Bankën Aziatike të Investimeve
Manila, 31 dhjetor - Presidenti i Filipineve Benigno S. Aquino III ka miratuar hyrjen e vendit të tij në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII) të iniciuar nga Kina.
Qeveria filipinase ka deklaruar se do të nënshkruajë nenet e Marrëveshjes së BAII-së para fundit të vitit dhe ka shprehur besimin se BAII do të jetë ndihmuese dhe përplotësuese e institucioneve të tanishme shumëpalëshe për nxitjen e rritjes ekonomike.
BAII do të nisë funksionimin në mes të janarit dhe pritet të ofrojë kredi për kontingjentin e parë të projekteve në mesin e vitit 2016.
Vendet anëtare të BAII-së duhet të përfundojnë ratifikimin dhe të paguajnë këstin fillestar përkatës deri në dhjetor 2016.