08 Nëntor 2024

Filantropia ka koncept të përbashkët me bamirësinë e humanizmin

Prishtinë, 27 tetor - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), në bashkëpunim me organizatën Forumi Politik i të Rinjëve nga Ferizaj, bizneset dhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale ka organizuar Tryezën me temën:“Kontributet filantropike dhe rëndësia e tyre”.

Pjesëmarrësit kanë theksuar rolin strategjik që ka filantropia në zhvillimin e komunitetit.

Qëllimi i kësaj tryeze të ftuar nga FIQ është që të nxisë pikërisht zhvillimin e kulturës së filantropisë në një mënyrë më të organizuar si dhe të angazhoj komunitetin në njohjen e meritës së atyre që kanë kontribuuar deri më sot. Besojmë se duke dhënë shembull personal që i nxitë të tjerët të veprojnë, ne mund të shumëfishojmë ndikimin e kontributit tonë. 

Të pranishmit kanë theksuar se në Komunën e Ferizajt ka shumë raste te dalluara për angazhimin në filantropi dhe promovimin e saj. 

Organizatorët kanë theksuar se filantropia ka koncept të përbashkët me bamirësinë  e humanizmin si akt i të dhuruarit dhe një ndër vlerat më të respktueshme të shoqërisë tonë që ka arritur të ndihmoj edhe në fushat të cilat jo gjithmonë janë mbuluar nga investimet qeveritare.

Për dallim nga format tjera, filantropia është formë sistematike dhe afatgjate e dhurimit për komunitetin. Një kontribut të veçantë në promovimin e filantropisë po e bënë edhe diaspora.

Po ashtu është  theksuar  nevoja që të ngritet më tej kultura e te dhuruarit dhe e njejta të mirë organizohet në formë ligjore.

FIQ po angazhohet në përgaditjen e kuadrit ligjor që do të mundësonte që personat që japin kontribute të kenë mbështetje ligjore.

Rezultatet e studimit të FIQ për filantropi 2014 /2015 tregojnë se ndonëse me mundësi financiare të kufizuara qytetarët e Kosovës kanë nivel të lartë të gatshmërisë për t’u solidarizuar dhe ndihmuar njëri tjetrin.

Në këtë drejtim do të ndihmonte shumë  korniza ligjore për filantropinë e cila do te kontribonte ne promovimin e filantropise si instrument per investime sistematike dhe afatgjate qe kanë synim përfundimtar interesin publik.

Pjesëmarrësit kanë diskutuar për format dhe fushat konkrrete se ku do të mund të kontribuonin më shumë angazhimet filantropike. Ata  kanë shprehur  falenderimin për përzgjedhjen e Ferizajt per organizimin e ketij forumi duke dhënë shumë shembuj konkret ku komuniteti i këtij qyteti ka ndihmuar duke u solidarizuar me bashkëqytetarët. 

FIQ ka ftuar filantropët të mos mbesin anonim sepse shembulli i tyre është motivues për të tjerët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)