17 Nëntor 2024

Figura të njohura nga bota fshehën 180 miliardë euro

Bernë, 9 shkurt -  Personalitete politike, të spektaklit, të sportit, por edhe të biznesit, madje edhe të krimit, janë në listën e 100 mijë emrave, nga 203 shtete të cilët kanë fshehur nga taksat 180 miliardë euro.

Skandali bëhet i ditur nga gazeta franceze ”Le Monde”, e cila zbulon se në sajë të organizimit kapilar të filialit zviceran të bankës HSBC të famshmit mundën të shmangnin taksat. Ai u zbulua nga një investigim i gazetarëve të Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington.

Mes emrave të përmendur nga gazeta janë ata të aktorit francez, Gad Elmaleh, të mbretit të Marokut, Mohamed VI dhe të aktorit amerikan, John Malkovich. Gjithashtu janë përfshirë edhe sipërmarrës të shumtë që kanë financuar fondacionet e Bill Clinton e Mitt Romney.

“Kemi të bëjmë me një hetim spektakolar me shifra marramendëse, ndërkohë që hetimet janë bërë mes Parisit, Washingtonit, Brukselit dhe Gjenevës për të gjetur gjurmët e këtij superevazioni fiskal, i pranuar dhe i nxitur nga banka britanike HSBC, grupi i dytë bankar më i madh në botë, nëpërmjet filialit zviceran HSBC Private Bank”, thotë ”Le Monde”.

Ndërkohë, media italiane njofton se në listë janë edhe emrat e 7 000 italianëve, më të famshmit e të cilëve janë stilisti Valentino Garavani, është Flavio Briatore dhe Valentino Rossi.

Në këtë superhetim janë përfshirë 154 gazetarë nga 47 vende dhe emisarë nga 55 media të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)