20 Nëntor 2024

Fibank blen MKB Unionbank

Sofje, 16 gusht - “Banka e parë e investimeve” AD, Sofje, Bullgari (Fibank) nënshkroi një marrëveshje me MKB Bank Zrt., Budapest, Hungari, për blerjen e 100% të aksioneve të MKB Unionbank AD, Sofje, Bullgari.

Përvetësimi i aksioneve do të realizohet pas marrjes së lejeve/miratimeve të nevojshme nga organet kompetente bullgare.

Fibank është një institucion dinamik, renditet në vendin e tretë në Bullgari për nga aktivet, me një pjesëmarrje në treg prej 8.4%, ze vendin e dytë përsa i përket besimit të depozituesve, e matur mbi vlerën e depozitave të popullsisë, ku ka një pjesëmarrje në treg prej 13%.

Fibank ka një pjesëmarrje prej 10% në tregun e kredive të dhena bizneseve dhe 15% në tregun e kartave të kredisë për popullsinë.

MKB Unionbank AD, Sofje, Bullgari, mban vendin e 15-të në sistemin bankar me aktive të vlerësuara në 750 milione Euro, në bazë të të dhënave të Bankës Kombetare Bullgare, aktuale në datë 30 qershor 2013.

Pas përvetësimit të MKB Unionbank AD, Sofje, Bullgari, aktivet e Fibank do të arrijnë mbi 4.25 miliardë EUR. Banka do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh klientëve të saj, duke u fokusuar mbi kreditimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, si edhe mbi kreditimin e personave private, të cilat do të ofrohen një rrjet degësh më të zgjeruar.

Kjo blerje do te rrisë efektivitetin e bankës dhe si rezultat banka do të ofrojë shërbime më të mira dhe më konkurrente, njerëzve, biznesit dhe shoqërisë dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë dhe do të afirmojë linjat e praktikave të mira të “BANKËS SË PARË TË INVESTIMEVE” AD si një institucion financiar bullgar me përgjegjësi sociale.

Fibank dhe MKB Bank Zrt., Budapest, Hungari arritën një marrëveshje me perfitim reciprok, e cila favorizon qëllimet strategjike të të dyja palëve. Lazard Ltd. (Kompani ndërkombëtare për konsulenca financiare) së bashku me “First Financial Brokerage House” Ltd, ishin konsulentët kryesorë të Fibank, ndërsa konsulentët ligjorë ishin Stephenson Harwood, Londër, UK dhe Tsvetkova, Bebov & Partners, Sofje, Bullgari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)