13 Janar 2025

FESF jep 18 miliardë euro për katër bankat kryesore greke

Athinë, 29 maj - Katër bankat kryesore greke morën të hënën 18 miliardë euro nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (FESF) në kuadër të rikapitalizimit të tyre, theksoi një burim i Fondit grek të Stabilitetit Financiar.

\"Ne kemi dhënë urdhër të dërgojmë këto shuma dhe kjo nënkupton përmbushjen e procedurës\'\', theksoi i njëjti burim.

Banka Kombëtare e Greqisë (BNG), numri një në vend, mori 7,43 miliardë euro, Alpha Bank 1,9 miliardë, Eurobank 3,97 miliardë dhe Banka e Pireut 4,7 miliardë euro, në formën e detyrimeve siç kishte vendosur Banka e Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)